Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu, pritet të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Podujevës nga kjo parti, raporton Llapi.info.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Llapi.info brenda PDK-së. Siç mëson Llapi.info, zyrtarizimi i saj si kandidate e PDK-së për kryetare të Podujevës pritet të bëhet në ditët në vijim.

Zejnullahu aktualisht është deputete e Kuvendit të Kosovës, post ky për të dytën herë radhazi.

Përveç saj, deri më tani, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës, Ekrem Hyseni i LDK-së, Gazmend Islami i OBKD-së, janë emrat zyrtarë që do të jenë në garë për të parin e Podujevës. Ndërkaq, nga VV me shumë gjasë do të jetë kryetari i tanishëm Shpejtim Bulliqi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./Llapi.info