Floretë Zejnullahu është zgjedhur edhe zyrtarisht kryetare e Rinisë së PDK-së në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Rinisë në këtë degë, Flakron Gashi, i cili i ka uruar Zejnullahin për mandatin 4 vjeçar.

“Pas një procesi te rregullt, demokratik dhe transparent, delegatët e Rinisë Demokratike në Podujevë, në mënyrë unanime kanë zgjedhur kryetare Floretë B. Zejnullahu.

Në cilësin e ish kryetarit të Rinisë Demokratike të PDK-së, në Podujevë, Floretës dhe gjithë atyre që sot morrën besimin për mandat 4 vjeçar, ju urojë suksese dhe punë të mbarë” ka shkruar ai./Llapi.info