I akuzuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Florin Ejupi ka rrëfyer për ikjen e tij nga Bonsteel në Tv Dukagjini.

“E kam provu veten si djal i ri. Problemi ish që akuza ka qenë shumë e rëndë, e kam pas maltretime të llojë llojshme. I kasha dy gjana o me duru o me ikë, e kam mendu qe po dojn me më mbytë”, ka thënë ai derisa është pyetur për arratisjen nga Bondsteel.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me Shkumbin Mehmetin.

“Ai ka qenë tip shpiuni. Gjithçka që thotë është rrenë”, tha ai, transmeton IndeksOnline.