Ngarkesat më të mëdha në pikat kufitare për daljen nga Kosova janë në Merdarë dhe në Dheu i Bardhë.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdarë mërgimtarët po presin më shumë se tre orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në dy orë e gjysmë.

Edhe në Mutivodë, qytetarët po presin mbi dy orë për të dalë nga Kosova.