Ilustrim

Qytetarë të shumtë të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur që në ditën e festës së Fitër Bajramit të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar.

Një lexues ka deklaruar për IndeksOnline se pritja për të hyrë në Shqipëri është deri në tri orë.

Në një video që ka dërguar shihet një numër i madh i veturave në radhë duke pritur për të kaluar kufirin.

Ndërkohë kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve vikendet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri dhe Mal të Zi, për shkak të shtrëngimit të masave në Kosovë.