Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka zyrtarizuar listën e skuadrës për miqësoren ndaj Norvegjisë.
Në këtë listë janë pesë lojtarë nga Superliga, ku bëhet fjalë për Lindon Emërllahun, Drilon Hazrollajn, Muhamet Hysenin, Lumbardh Dellovën e Ilir Krasniqin.
Po ashtu, lista këtë herë ka edhe dy emra të rinj, Art Smakaj e Mustafë Abdullahu, ku Smakaj luan tek Lokomotiva Zagrebi, ndërsa Abdullahu luan në Superligën e Shqipërisë, përkatësisht te klubi i Tiranës.
Në listë nuk kanë si të mungojnë edhe emra si Zhegrova e Muriqi, teksa ftesë ka marrë edhe Albion Rrahmani.
Albion Rrahmani, Muhamet Hyseni, Valon Berisha dhe Leart Paqarada do të jenë katër llapjanët që do e përfaqësojnë vendin tonë në këtë ndeshje.
Këta janë dy futbollistët nga Podujeva që do të jenë pjesë e Shqipërisë në EURO2024