Fondacioni “Freskia” sot i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re për familjen me jetim të Sh.Z nga fshati Gllamnik i Podujevës, transmeton Llapi.info.
Ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpisë së re për këtë familje Fondacioni “Freskia” e konsideron si festën e dytë për ditën e sotme pas Festës së Fitër Bajramit.
Derisa ishin duke u kryer punimet e shtëpisë, Besim Arbanashi nga Fondacioni “Freskia” ka bërë të ditur se ndërtimi i kësaj shtëpie është përkrahur nga JSP Personal sevice nga Manhaim.
“Në mesin e projekteve humanitare të parapara me statut të Fondacionit “Freskia” është edhe ndërtimi dhe rinovimi i shtëpive për kategoritë sociale me nevoja të veçanta, e në veçanti familjet me femijë jetimë…Shumë shpejt shpresojmë të realizohet edhe ngritja e shtëpisë për familjen e N.S., nga Bajqina, donacion i familjes se Avdullah Hoxhës nga Podujeva”, ka thënë Arbanashi për Llapi.info gjatë kohës së përfundimit të punimeve për këtë shtëpi./Llapi.info