Numri i policive nëpër rrugët e qytetit të Podujevës sa shkon e rritet, njofton Llapi.info
Kështu që nga mëngjesi i sotëm forcat e rendit janë duke liruar hapësirat publike të destinuara për këmbësorë.
Se që do të vazhdohet kështu me lirimin e trotuareve dhe rritjen e numrit të patrullimit nëpër rrugët e qytetit, e ka konfirmuar ditë më parë për Llapi.info edhe zëdhënësja në Stacionin Policor të Podujevës, Antigona Çitaku.
“Është një implementim që ka filluar për lirimin e hapësirave publike. Duke e parë të nevojshme është shtuar edhe prezenca e policisë, me qëllim të krijimit të qarkullimit të lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e rrugëve të qytetit”, pati thënë ajo.
Kurse për vendosjen e barrierave për ndalim të parkimit në vende publike, ajo pati thënë se është në kompetencë të drejtorive përkatëse në Komunën e Podujevës./Llapi.info