Screenshot

Ushtarë të KFOR’it britanik janë parë sot në Podujevë.

Ata janë parë me automjete të rënda teksa u drejtuan nga rruga e qytetit drejt fshatit Kërpimeh.

Besohet se arsyeja e ardhjes së forcave të shumta të KFOR’it britanik janë disa trajnime që do të bëhen në qytetin tonë.

Britanikët vazhdojnë të jenë ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën.