Forcat Speciale të Francës janë prezentë në Jemen së bashku me Forcat e Emirateve të Bashkuara, raporton gazeta franceze Le Figaro.
Gazeta nuk dha informacione më të shumta lidhur me operacionin e tyre. Ministria e Brendshme nuk jep deklarata rreth aktiviteteve të forcave speciale.
Forcat aleate të arabëve u futën në Jemen të shtunën, në kohën kur po zhvillohet beteja me Lëvizjen Houthi të Iranit.
Ministria e Brendshme franceze tha të premten se ka shikuar për mundësinë e realizimit të një operacioni që do t’i lejonte qasje në portin Hodeidah./REL