Agjencia e Kosovës për Forenzikë që nga fillimi i themelimit është garantuar që do të sjell cilësi në shërbimet forenzike për qytetarin e Kosovës dhe për të lehtësuar punën e institucioneve në arritjen e drejtësisë.
Mirëpo, kjo agjenci pavarësisht punës që bënë ku me mijëra ekspertiza kryen brenda vitit, po përballet me disa sfida.
Zyrtari përgjegjës për informim në AKF, Shemsi Jashari në një përgjigje për Indeksonline ka treguar se për pesë muaj janë kryer gjithsej 1963 ekspertime forenzike.
“Ne periudhën kohore Janar-Maj 2018 AKF ka kryer gjithsejtë 1963 ekspertime forenzike”, thuhet në përgjigjën e tij.
Ndërsa, Divizioni i Balistikës që është përgjegjës për ekspertimin e armëve të zjarrit, municionit, gëzhojave, plumbave, etj për këtë vit ka kryer një numër të madh të inspektimeve.
“Divizioni i Balistikes në periudhën kohore Janar-Maj 2018 ka kryer gjithsejtë 522 ekspertime Forenzike”, ka theksuar ai.
Ndryshe, ky divizion në vitin 2017 ka kryer mbi 1200 ekspertiza dhe 20.000 dëshmi, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, Agjencioni i Forenzikës është duke u përballur me disa sfida. Ndër to është theksuar edhe rritja e numrit të rasteve kriminale (narkorkriminaliteti) që presin rezultatet e ekspertimeve forenzike.
Shemsi Jashari ka renditur këto sfida të cilat nuk janë të pakta.
“Hapësira e pamjaftueshme për divizionet/laboratorët për kryerjen e ekspertimeve forenzike sipas normave ndërkombëtare referuar legjislacionit, buxheti i pamjaftueshëm institucional për mbulimin e të gjitha kërkesave për procesin e kryerjes se ekspertimeve forenzike, mbikëqyrja e procesit te akreditimit sipas normave ndërkombëtare ISO 17025, humbja e personelit shkencor profesional për mos krijimin e kushteve të përgjithshme dhe buxhetore të krahasueshme në rajon, krijimi i buxhetit shtesë për hulumtimet e reja shkencore në fushën e forenzikës të krahasueshme ndërkombëtarisht,rritja e numrit te madhe te rasteve kriminale (narkorkriminaliteti) që presin rezultatet e ekspertimeve forenzike, anëtarësimi i laboratorëve të AKF-së në organizatat/rrjetet evropiane të forenzikës etj”, ka thënë ai për Indeksonline.
Ndërsa, në vitin 2017 janë kryer 4 mijë e 300 raste- ekspertiza forenzike me mbi 43.000 dëshmi përcjellëse nga fusha e AND-së, ekzaminime në IT-forenzike (krime kibernetike), në fushën e balistikës, dokumenteve, narkotikëve, daktiloskopisë dhe traseologjisë, eksplozivëve dhe zjarrvënjeve.
Po ashtu ka pasur kërkime në databaza nacionale forenzike si: IBIS (Integrated Ballistic Identification System) AFIS (Automated Fingerprint Identification System) dhe CODIS (Combine DNA Index System) sipas kërkesave të Prokurorisë, Gjykatave, Policisë, Interpol-it dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit dhe Interpolit.
Këto ekspertiza forenzike dhe kërkime (identifikime) në databaza nacionale kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të rënda dhe vepra tjera të ndryshme penale si dhe në identifikimin e kryerësve të veprave penale.
Agjencia e Forenzikës edhe në vitin 2015 ka kryer një numër të madh të ekspertizave, kun ë bazë të një raporti thuhet se janë kryer 4 mijë e 752 ekspertiza dhe 42 mijë e 96