Është formuar sot Rrjeti i Organizatave Jo Qeveritare lokale në Komunën e Podujevës, me emrin “Demokracia fillon këtu”. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur Rrjeti i OJQ-ve lokale përmes një komunikate për media.

Në komunikatën e dërguar për media, thuhet se qëllimi i themelimit të Rrjetit është bashkëpunimi në mes të shoqërisë civile në aspektin e monitorimit dhe avokimit të qeverisjes lokale në Podujevë.

Drejtor ekzekutiv i këtij rrjeti është zgjedhur Shemsi Jashari, drejtues i Ojq. “Inicitiva për Ide dhe Alternativa” IIA, dhe njëri prej përfaqësuesve të shoqërisë civile në Këshillin për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Shoqërinë Civile.

Poashtu, përveç drejtorit ekzekutiv kuvendi i rrjetit të Ojq-ve ka zgjedhur edhe Bordin Drejtues prej tre anëtarësh.

“Rrjetin e përfaqësojnë, OJQ, që veprojnë në Podujevë, të cilat në fushën e veprimtarisë së tyre kanë aktivitete që janë me interes të qytetarëve në nivelin lokal. Rrjetin e përfaqësojnë aktivist me kualifikim të lartë dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën e shoqërisë civile”, thuhet në komunikatën e këtij rrjeti, transmeton Llapi.info.

Bordi i rrjetit të Organizatave Jo Qeveritare “Demokracia fillon këtu” fton të gjitha OJQ-të aktive të bashkohen në Rrjet me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në nivelin lokal./Llapi.info