Në edicionin e sotëm të “Ora e Pasdites”, gazetarja Adea Grezda sjell një kronikë rreth ekspozitës personale nga Avni Pantina.
Qëndrimi i tij në shtetin e Somalisë, bëri që të shkrepte çdo moment për sa kohë qëndroi atje.
Nga qindra fotografi të shkrepura, vetëm 26 u ekspozuan në galerinë e ministrisë së kulturës në Prishtinë.
Çdo fotografi e tij ishte një depërtim i thellë i luftës për mbijetesë, të cilat fotografi i paraqiti në formën bardh e zi.