Njehësoret e KEDS-it në rrugën “Skënderbeu” në afërsi të Sh.F.M.U “Ibrahim Rugova” në Podujevë janë dëmtuar nga persona të panjohur. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit duke dërguar edhe foto nga vendi i ngjarjes.
Sipas lexuesit, mënyra në të cilën gjenden njehësoret rrezikon jetën e fëmijëve të cilët vijojnë mësimin në Sh.F.M.U “Ibrahim Rugova”.
E sipas tij, për këtë gjë zyrtarët komunal kanë thënë që nuk u kanë dhënë leje KEDS-it për vendosjen e këtyre njehësorve brenda qytetit. Madje, KEDS-i nuk ka paraqitur as projekt për vendosjen e këtyre njehësorve në Komunën e Podujevë.
E shkaku i dëmitimi të këtyre njehësoreve ende nuk dihet./Llapi.info