Trotuari në rrugën që qon në drejtim të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë është barikaduar nga betoni tash e dy ditë. Kjo pasi KEDS vendosjen e shtyllave elektrike të betonit po e bënë duke barikaduar trotuarin me beton, njofton Llapi.info.

Një lexues i portalit Llapi.info ka dërguar në redaksi të portalit disa foto ku shihet mënyra se si KEDS po bënë vendosjen e shtyllave elektrike të betonit, duke barikaduar trotuarin me beton.

Lexuesi ka treguar se betoni është vendosuar tash e dy ditë dhe se një gjë e tillë po paraqet vështirësi për qytetarët e kësaj pjese./Llapi.info

13199049_10206366640229645_13491028_o

13225192_10206366640389649_2146822185_o