Ka disa javë që marrja e ujit të pijshëm në fshatin Bajgorë është bërë me pagesë. Për 10 litra ujë duhet paguar 10 cent, raporton Llapi.info.
Në redaksi të portalit Llapi.info kanë arritur disa foto ku shihet pllakata me shkrimin: UJI 10L 0.10€. Lexuesi i portalit ka thënë se kur është pyetur personi që e merr pagesën e ujit se pse duhet bërë kjo pagesë, ai i është përgjigjur me arsyetimin për heqjen e mbeturinave që të tjerët i lënë.
Poashtu, personi që merr parat ka thënë se vendi ku gjendet burimi i ujit është pronë e tij./Llapi.info