Një numër i madh i semimaturantëve kanë mbetur ende për pa u regjistruar në shkollë të mesme. Kjo për shkak të numrit të madh të semimaturantëve dhe hapësirave të pamjatueshme të shkollave të mesme në Podujevë.
Llapi.info para pak çastesh ka arritur të sigurojë disa foto në të cilat shihet një numër i madh i semimaturantëve të cilët presin përpara Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Ky numër i madh i semimaturantëve përpara kësaj shkollë është vërejtur që nga orët e para të mëngjesit.
E derisa këta semimaturantë presin përpara shkollës, është një numër i madh i semimaturantëve të tjerë të cilët po vijojnë mësimet në shkollat e mesme ku ata janë regjistruar në Podujevë.
Llapi.info ditë më parë kishte raportuar për vështirësit e shumta në të cilat po hasin drejtorët e shkollave të mesme në sistemimin e këtyre semimaturantëve./Llapi.info