Veturat zyrtare të policisë duket se nuk përdoren vetëm për qëllime pune. Ato po përdoren edhe për qëllime marketingu të bizneseve private. Reklama e një biznesi privat është parë në pjesën e prapme të veturës së policisë e parkuar në stacionin policor në Podujevë.
Në foton që ka dërguar një lexues në redaksi të portalit Llapi.info shihet logoja e biznesit privat “Autotrade” në pjesën e prapme të veturës së policisë.
E një veprim i tillë bie ndesh me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për përdorimin e veturave zyrtare.
Komuna e Podujevës në mungesë të një rregulloreje për përdorimin e veturave zyrtare, përdorë udhëzimin administrative të MAPL-së për përdorimin e veturave zyrtare.
Neni 3 pika 3 e këtij udhëzimi thotë që përveç simboleve apo shenjave të miratuara nga Kuvendi i Komunës, automjetet zyrtare komunale nuk mund të kenë asnjë shenjë tjetër.
Llapi.info javë më parë kishte raportuar për veturën e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliut, e cila mbanë logon e po të njëjtit biznes./Llapi.info
Lexo: Raportimi për reklamën e biznesit privat në veturën e Agim Veliut