Rrethrrotullimi në afërsi të ish-ElektroKosovës në Podujevë është shëndërruar në parking të automjeteve. Një gjë e tillë mund të shihet në fotot që ka bërë sot redaksia e portalit Llapi.info.

Në fotot e bëra, shihet se përveç automjeteve të zakonshme, të parkuara në rrethrrotullim janë edhe automjete të bizneseve të ndryshme, parkimi i të cilave krijon vështirësi për qarkullim të lirë të automjeteve tjera.

Parkimi i automjeteve në këtë rrethrrotullim është bërë pothuajse e zakonshme, për shkak se çdo ditë shihen automjete të ndryshme të parkuara në këtë rrethrrotullim.

Llapi.info muaj më parë kishte raportuar për parkimin e automjeteve në këtë rrethrrotullim, me ç’rast organet kompetente patën thënë se mungesa e parkingjeve ka bërë që automjetet të parkohen edhe vende pa vende./Llapi.info

12177958_1078079208869432_466544788_n
12179813_1078079205536099_1124256611_n

12181919_1078079188869434_1129784519_n

12177749_1078079185536101_1468770939_n