Thyerja e shtyllave të shenjave të komunikacionit në Podujevë duket se është bërë një gjë e zakonshme. Këtë herë, shenja e komunikacionit “Ndalim ndalje dhe parkimi” e vendosur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë nuk vlen më.
Kjo pasi, në foton e cila ka arritur në redaksi të portalit “Llapi.info” nga një lexues i portalit, shihet se shtylla e kësaj shenje përveç që është thyer, në afërsi të kësaj shenje është parkuar një veturë në kundërshtim me
domethënien e shenjës.
Llapi.info edhe më parë ka raportuar për raste të tilla, kur shtyllat e shenjave të komunkacionit në Podujevë janë thyer ose janë nxjerrë nga vendi i tyre./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Fotolajm: Shtylla e shenjave nxirret nga vendi, shenjat tash tregojnë të kundërtën