Ambasadori francez në Serbi, Frederik Mondoloni ka thënë sot se vendi i tij mbështet përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Sipas tij nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Qëndrimi ynë për Kosovën është i qartë, ne i mbështesim përpjekjet për dialog dhe unë shpresoj se Serbia do të jetë në gjendje për të ecur përpara në këtë çështje. Franca është e gatshme për ta ndihmuar Serbinë pasi dëshira e saj është t’i bashkohet BE-së”, ka deklaruar ambasadori francez, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se dyja vendet kanë pasur momente të dhimbshme dhe tragjike mirëpo është shprehur i bindur se së bashku mund të gjejnë një zgjidhje.

Mondoloni ka theksuar se presidenti i Serbisë dhe ai i Francës kanë diskutuar disa herë dhe se do të jetë shumë i lumtur nëse Emanuel Macron viziton Serbinë.