Anëtari i kryesisë së partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur vizitën e tij në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Krasniqi ka vizituar banorë të fshatit Gllmanik.

“Shtëpi për shtëpi, për Kosovën 100% shtet. Gllamnik, Podujevë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë është nënshkruar koalicioni parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate. Ky bashkëpunim i tyre ka ardhur pas shumë bisedimeve ndërmjet dy partive.

Lideri AAK-së, Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes e falënderoi Shpend Ahmetin për mbështetjen që ia dha në formimin e ushtrisë.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe arsye për t’u sharë, por momenti i Ushtrisë i ka tejkaluar të gjitha.

Ndërsa, Shpend Ahmeti pati thënë se “AAK-në e kanë quajtur parti të haraçit për shkak të bashkëpunimit që kanë pasur me PAN”.

Duke i tejkaluar gjërat e të kaluarës ata janë bërë bashkë siç thonë për koalicion të fitores./Llapi.info

Shtëpi për shtëpi, për Kosovën 100% shtet.Gllamnik, Podujevë ?

Gepostet von Frashër Krasniqi am Dienstag, 27. August 2019