Kryetari i Komunës së Podujevës ditët e fundit po duket të jetë më aktiv.

Frika e madhe që ka kapluar Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ka bërë që zyrtarët e saj të shihen më shumë në terren.

Ndonëse shumë rrugë të Podujevës janë vështirë të kalueshme, kryetarit Agim Veliu nuk i kishin bërë aspak përshtypje deri më tani.

Tash kur po afrojnë zgjedhjet komunale ai ka shtuar dukshëm aktivitetet e tij, shkruan Indeksonline.

Ditë më parë kemi pas rastin të shohim se si ai ka nisur projekte të ndryshme ndërtimi në vende të ndryshme të Podujevës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare LDK në Podujevë ka arritur marrë 38% të votave, VV 32 % ndërkaq PDK 26%./Indeksonline/