Fshati Murgull i Podujevës dikur numëronte 70 familje, por tani ky fshat vazhdon të zbrazet. Tani në këtë fshati jetojnë fare pak familje.
Madje, në shumë raste vështirë ndodh ta takosh dikë rrugëve të ti. Tani vetëm gërmadhat kanë mbetur si dëshmi se këtu dikur kishte njerëz.
Fshati Murgull shtrihet 30 kilometra në verilindje të Podujevës. Migrimi i banorëve drejt qytetit ka bërë që sot në këtë fshat të jetojnë vetëm tri familje.
“Nga Murgulla janë shpërngulë mjaft shumë familje, kanë mbetur edhe nja 3-4 shtëpi këtu. Prej shkaqeve të punës janë shpërngulë. Përpara nuk ka pas shkolla as ambulant, tash janë, por s’kanë mbetur njerëz”, thotë një banor për RTK, transmeton Llapi.info.
Si pasojë e largimit të banorëve edhe shkolla e fshatit gati është shuar, aty kanë mbetur vetëm 10 nxënës. Ndërkohë, ambulantes ka kohë që i është vënë dryni. Zyrtarë komunalë në Podujevë thonë se në këtë fshatin janë investuar rreth 1 milion euro në infrastrukturë, por pavarësisht kësaj banorët i kanë braktisur trojet e tyre.
“Nuk është vetëm Murgulla që është shpërngulë, ka edhe tjera fshatra kodrinor-malor që janë shpërngulur. Si pretekst kryesor është çështja e punësimit”, thotë një tjetër banor.
Ndërkohë, nuk është vetëm fshati Murgull që ka mbetur pa banorë, kjo pasi që në Podujevë ka edhe fshatra tjerë që banorët i kanë braktisur.
Për më shumë video:
MURGULLA DREJT BRAKTISJES
Publiée par RTK sur Vendredi 2 novembre 2018