Reshjet e shiut dhe shkrirja e borës kanë bërë që të ketë sërish vërshime në disa fshatra të Podujevës, raporton Llapi.info.

Gjendje më e rënduar është paraqitur në Siboc të Poshtëm dhe në fshatin Dumosh.

Atje uji ka depërtuar gjer në pragje të shtëpive, për çka ka edhe familje që kanë mbetur të bllokuar nga uji.

Ndryshe, mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë. /Llapi.info