Fakulteti i Shkencave Matematiko -Natyrore, ka ndarë mirënohje për studentët bursistë, nga të gjitha departamentet e këtij fakulteti, me qëllim të stimulimit dhe shtimit të vullnetit të studentëve për mësim.
Një gjë të tillë fakulteti e bëri për herë të parë me iniciativë të këshillit studentor të FSHMN-së, ndërkohë studentët mirëpritën vlerësimin e punës së tyre, njofton Klan Kosova.