Kompania e Kërkim Shpëtimit gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar me operacionin e Kërkim Shpëtimit Malor në fshatin Kishnicë, përkatësisht në malet e Koznicës për gjetjen e një personi të raportuar të zhdukur me inicialet A.L.


Siç njofton FSK-ja, ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe ka rezultuar me gjetjen e personit në gjendje të mirë shëndetësore.


“Personit i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.