Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës sot është shënuar 17 vjetori i sulmeve terroriste në të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, të ndodhur në kullat binjake në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm, të gjitha njësitet e FSK-së, partnerët tanë amerikanë, oficerë dhe nënoficerë nderuan me një minutë heshtje viktimat e ngjarjes më tragjike që njeh historia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Kazermën ,,Adem Jashari“ komandanti i Forcave Tokësore, g Enver Cikaqi, me këtë rast theksoi, se tash më është bërë tradicionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës të bëjmë homazhe si shenjë përkujtimi në përkrahje të familjeve të viktimave dhe popullit amerikanë