Sot, ekipa mobile e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ora 10:00 është duke qëndurar në qytetin e Podujevës për t’i njoftuar qytetarët lidhur me konkursin për Akademinë Ushtarake të Prishtinës.

Nëntogeri, Besnik Thaçi, ka treguar për llapi.info kushtet të cilat duhet të i plotësoj një kandidatë për të qenë pjesë e kësaj Akademie.

“Sot kemi dalur në qytetin e Podujevës për të i njoftuar qytetarët për konkursin e Akademisë Ushtarake që është në Prishtinë. Konkursi këtë vit ka për qëllim me i ftu kandidatët e moshës 18-21 vjeç, që e kanë mbaruar shkollën e mesme, që janë shtetas të Republikës së Kosovës, dhe që nuk kanë problem me ligjin. Këto janë kushtet e parë që kandidatët duhet të i plotësojnë për Akademinë Ushtrake në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.

Po ashtu, sipas nëntogerit Thaçi, përveç konkursit për Akademinë Ushtrake në Prishtinë, janë edhe tri konkurse të tjera jashtë vendit. Në shtetin e Republikës së Turqisë, Maqedonisë dhe Kroacisë. Për këto tri konkurse jashtë vendit, kandidatët përveç që duhet të jenë nga mosha 18-21 vjeç, ata duhet të i njohin edhe gjuhët e shtetit përkatës.

Në broshura tregohen dokumentet që kandidati duhet të i plotësoj dhe ti dorëzoj deri më datën 19 qershor në kazemën e Akademisë Ushtarake në Prishtinë, atëherë edhe kur mbyllet konkursi.

11
Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime gjinore, etnike.

Nëntogeri, Besnik Thaçi, ka shtuar se ky konkurs është një mundësi e mirë për të gjithë ata që e duan të jenë pjesë e kësaj akademie.

“Është një rast i mirë sepse Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës i mbulon të gjitha shpenzimet e Universitetit Amerikan dhe shpenzimet e Akademisë. Pasi ta përfundojnë këtë shkollë, kandidatët dalin me gradën nëntoger dhe punon në njërën prej kazermave më afër qytetit të vet nga i cili vjen. Pra, vendi i punës është i sigurt”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka treguar se në qytetin e Podujevës deri tani kanë marrë rreth 30 aplikacione.

Kjo ekipë do qëndrojë në Podujevë deri në orën 14:00.

Në konkursin e shpallur nga Akademia Ushtarake, këtë vit mendohet të zgjedhen 10 kandidatë./Llapi.info

1616242_10204164164280035_1214092026_n

13

12

11119762_10204164164640044_218521223_n