Në Poligonin ushtarak të stërvitjes në Slunj të Kroacisë është mbajtur ushtrimi fushor ndërkombëtar “Immediate Response 19” i cili është organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR).

Në këtë ushtrim janë duke marrë pjesë 15 shtete ndër to edhe Kosova.

Kjo u bë e ditur në komunikatën e dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.

Këtë ushtrim e ka vizituar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, gjeneral Mirko Shundov.

Sipas MM-së ky ushtrim promovon stabilitetin dhe sigurinë në rajon por edhe forcon bashkëpunimin dhe rrit besimin në mes të partnerëve.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë rreth 1600 ushtarakë nga 15 shtete, të cilët zhvillojnë operacione stërvitore në disa lokacione duke filluar nga Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria. Ushtrimi do të realizohet prej datës 20 maj deri më datë 8 qershor 2019.