Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) është realizuar “Trajnimi i Sistemit të Armëve SARP’’, raporton Ekonomia Online.
“Ky trajnim kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP. Instruktorët nga FAT, po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK”, njofton FSK.