“Sot pata rastin të jem pjesëmarrës i ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, kjo është një mundësi e mirë që FSK të prezantoi të arriturat e veta. Pamë një forcë të re në Ballkan, e cila është e gatshme të përballet me çfarëdo situate në Kosove dhe rajon”, ka thënë ministri Berisha.
Ndërsa Rrahman Rama , komandanti i përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se ka ma shumë se një vit që janë përgaditur për këtë ushtrim.
“Për herë të parë në Kosovë po organizohet një ushtrim i tillë, i cili është shumëkombësh”, ka thënë Rama, duke i falënderuar ushtarët dhe shtetet që kanë marr pjesë në ushtrimin fushorë të FSK-së “Shqiponja 6”.
Në anën tjetër, Greg Delawie, ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka deklaruar se ShBA-të janë krenare që kanë punuar përkrah Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Dëshirojë ta përgëzoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për kryerjen me sukses të ushtrimit “Shqiponja 6”. Ky ushtrim për reagimin ndaj fatkeqësive po mbahet në kohë të duhur dhe është shfaqje e shkëlqyeshme e shërbimeve thelbësore që FSK-ja ua ofron të gjithë qytetarëve të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë punuar përkrah Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me gjashtë vende të tjera, për ta organizuar këtë ushtrim”, ka thënë Delawie.
Ai ka shtuar se shpreson që ta shohim FSK-në duke vazhduar përmirësimin e gjithë këtyre të arriturave që sipas tij ishin mbresëlënëse.
Më poshtë janë fotografitë nga stervitjet e FSK-së te realizuara nga Kallxo.com.