Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar operacionin për kërkimin e personit të raportuar si të zhdukur në Liqenin e Batllavës, transmeton Llapi.info.

“Gjeneral brigade Naim Haziri, dje e vizitoi ekipin e kërkim-shpëtimit në ujëra të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, të cilët, që nga data 25 gusht, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës. Me këtë rast, pjesëtarët e angazhuar në operacion e njoftuan në hollësi gjeneral Hazirin për zhvillimet e këtij operacioni, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ekipi i angazhuar i kërkim-shpëtimit. Gjeneral Haziri vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po operojnë në Liqenin e Batllavës, për gjetjen – trupin e një qytetari i cili ditë më parë ishte zhdukur në Liqe”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, 55-vjeçari me inicialet Sh.Sh., nga Obiliqi është zhdukur në Liqenin e Batllavës që nga dita e diel./Llapi.info

Gjeneral Naim Haziri vizitoi pjesëtarët e kërkim-shpëtimit gjatë operacionit në Liqenin e BtallavësGjeneral brigade…

Gepostet von Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës am Donnerstag, 29. August 2019