Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar lirim të menjëhershëm të pulmologut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Ibrahim Hoti, raporton Llapi.info.

Në një reagim për medie, FSSHK ka thënë se Hoti, siç thuhet kumtesë, gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme.

“FSSHK-ja e indinjuar thellë pas arrestimit të mjekut të respektuar nga Podujeva Dr. Ibrahim Hoti kërkon nga organet e rendit që ta lirojnë të njëjtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video incizimi të publikuar në mediume. Është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur. Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë, përkundrazi gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm, për aq sa ka pasur mundësi. FSSHK është në përkrahje të plotë të punëtorëve shëndetësor në QKMF-Podujevë dhe veprimeve të tyre sindikale, por kërkon që edhe ata të cilët kanë marr vendime të tilla të japin arsyet e tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim./Llapi.info

Ndryshe, pulmologu, Ibrahim Hoti është arrestuar të enjten mbrëma pasi ka refuzuar t’u japë ndihmë disa qytetarëve në QKMF-në e Podujevës. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar ashpër nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës./Llapi.info

Podujevë: Gjobitet me 250 euro organizatori i protestës ku u kërkua lirimi i mjekut Ibrahim Hoti