Gjatë ditës së djeshme kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar një letër për takim kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

E lidhur me këtë ftesë sot gjatë ditës Lumir Abdixhiku, do të mbledhë në një takim nënkryetarët dhe sekretarët për t’iu përgjigjur ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Indeksonline sipas burimeve merr vesh se takimi pritet të nis në ora 16:00

Në letrën drejtuar Abdixhikut, Kurti ka ofruar disa orare për takimin eventual.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025. Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, thuhet në letrën e Kurtit.