Një person është fundosur këtë mesditë në liqenin e Batllavës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar për Llapi.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka shtuar se Policia do të jep detaje tjera në ndërkohë.
Portali mëson se personi që dyshohet se është fundosur në këtë liqen është i moshës rreth 56 vjeçare./Llapi.info