Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Adelinë Stublla, kanë funksionalizuar dy aparatura në QKMF dhe Emergjencë, shkruan Llapi.info.
Siç thotë Bulliqi në Facebook, këto aparatura janë; vertebrogrami dhe rëntgeni mobil.
Më poshtë postimi i tij:
Sot gjatë ditës me drejtoreshën e Shëndetësisë Adelina Stublla dhe ud drejtorin e QKMF-së Bajram Bajgora kemi vizituar hapësirat e radiologjisë dhe emergjencës në QKMF, aty ku janë vendosur dy aparaturat e reja vertebrogrami dhe rëntgeni mobil.
Vertebrogrami është aparaturë radiologjike për fotografimin e gjithë boshtit kurrizor, kjo aparaturë shërben për zbulimin e hershëm të deformimeve të boshtit kurrizor skoliozës patologjike por edhe patologjive tjera.
Rëntgeni mobil është aparat i lëvizshëm përmes të cilit fotografohet çdo pjesë trupi, do do të shfrytëzohet për rastet e rënda të emergjencës dhe rastet shtëpiake të palëvizshme me indikacion të domosdoshëm për fotografim.
Vazhdojmë me përmirësim të shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë!