Rreth 80 për qind e sipërfaqes në Komunën e Podujevës të mbjellura me drithëra të bardha janë korrur, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Drejtori i Bujqësisë në Podujevë, Vezir Januzi.

Sipas Januzit, të korrurat po japin rendiment prej 3500 deri në 4000 kilogram për hektarë, që sipas tij, jo aq i kënaqshëm për Podujevën.

“Fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Podujevës, drejt përfundimit.
Rreth 80% e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha janë korrur edhe përkundër kushteve jo të mira atmosferike.

Të korrat në territorine Komunës së Podujevës po japin rendiment prej 3500-4000 kg për hektarë, jo edhe aq kënaqshme për trevën tonë, mirëpo kjo vjen si pasojë e kushteve jo të favorshme klimatike.

Meqë jemi në përfundim të fushatës së korrje-shirjeve, e përshëndes punën e shkëlqyeshme të Komisionit Komunal, i cili ka organizuar dhe mbikqyrur mbarëvajtjen e krejt fushatë”, ka shkruar ai./Llapi.info

Fotografia e Vezir JanuziFotografia e Vezir Januzi

Fotografia e Vezir Januzi