Fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Podujevës do të fillojë nga 10 deri më 15 korrik dhe pritet të zgjasë rreth 19 ditë pune.

Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info Shefi i Sektorit të Bujqësisë, Xhafer Sekiraça, i cili ka deklaruar se këtë vit të mbjella për t’u korrur në trevën e Komunës së Podujevës janë 6915 ha.

Sipas tij, këtë vit pritet të ketë rendimente më të ulta se vitin e kaluar, për shkak të sasisë së pamjaftueshme të reshjeve.

Komisioni Komunal për përcjelljen e fushatës së korrje-shirjes për vitin 2014 – 2015 është i përbërë nga Kryetari i Komisionit, Avni Fetahu, dhe 4 antarë: Inspektori i Bujqësisë: Rrahman Cakiqi, nga Sektori i Bujqësisë, Xhafer Sekiraça, nga Shërbimi i Zjarrfikësve, Milaim Ajvazi dhe antari i komisionit Behë Govori.

Sipas ekspertëve të bujqësisë kualiteti i grurit pritet të jetë i mirë dhe rendimentet do të sillen prej 3800 – 4000 kg/ha.

Sekiraça më tej ka treguar se nga 6915 ha, 6720 janë të mbjellura me grurë, 135 ha me tërshërë, 35 ha me elb dhe 25 ha me thekër. Zakonisht në Komunën e Podujevës, korrja së pari fillon në Batllavë, Dumosh, Shajkoc për të vazhduar pastaj edhe në fshatrat tjerë.

Numri i autokombajnave në terren do të jetë 95. , por pritet që ashtu si viteve tjera, edhe këtë vit të ju vijnë në ndihmë autokombanjat, të cilat e kryejnë korrje- shirjen në viset jugore të Kosovës./Llapi.info