Sulmuesi 18-vjeçar, Albian Ajeti me prejardhje nga Podujeva firmosi sot një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë me klubin e Bundesligës, Augsburgun.
Augsburgu, këtë e zyrtarizoi nëpërmjet një postimi në profilet e tij zyrtare në Facebook dhe Twitter, duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit Ajeti.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Ajeti në rrjetin social Facebook ku ka postuar një foto me mbishkrimin “Official Fc_Augsburg” (Zyrtarisht Fc_Augsburg).
Sulmuesi Ajeti deri tani mbrojti ngjyrat e skuadrës zvicrrane Fc Basel. /Llapi.info