Një “gabim teknik” i ka lënë pa paga 7 mësimdhënës të Komunës së Podujevës. Kjo ishte ngritur si shqetësim edhe nga këshilltarët komunalë gjatë një seance të mëhershme, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë drejtori i Arsimit, Avni Maloku, thotë se ky problem tashmë është kapërcyer. Sipas tij, ky gabim teknik ka ndodhur për shkak se ka punëtorë të rinj që nisin punën në muajin shtator.

Drejtori i Arsimit thekson se ky është një vendim i Ministrisë së Financave që i planifikon mjetet deri në vitin e ri.

Avni Maloku thotë se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë kërkesë në Ministri të Financave për t’i hequr këto shpenzime që janë të planifikuara. Sipas tij, kjo shumë në nivel vendi arrin shifrën e 10 milionë eurove..,/Koha Ditore