Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se nuk ka arritur të sigurojë vaksinat anti-Covid për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ajo ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Gjithashtu ajo e ka quajtur Vitinë “Ministër Vdekja”, gjersa ia ka kërkuar dorëheqjen nga dikasteri që ai udhëheq.
Postimi i plotë:
Minister Vdekja
A e ke te qartë qe lenia qellimisht e njerezve pa vaksionim është krim kunder njerzimit?
Dorheqja është më e pakta që duhet të bësh!