15 mijë e 824 kosovarë u pajisen me viza pune të Gjermanisë brenda dy vjetëve.

Këto të dhëna u dhanë raporti i publikuar nga Instituti GAP për emigrimin e fuqisë punëtorë të Kosovës në Gjermani.

Në këtë raport thuthet se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Institutit GAP njofton se gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, (Kosovë, Serbi,Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë) janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204 mijë e 638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80 përqind janë aprovuar.

Vetëm 40 përqind nga janë pajisur me viza pune, ku 24 përqind apo 15 mijë e 824 ishin kosovarë.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë ndërtimtaria, hotelieria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.