Java e 26-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdojë me dy ndeshje ditën e shtunë, njofton Llapi.info

Bardhëekaltrit nga Podujeva kërkojnë fitoren e tretë rresht ndaj KEK-ut në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 15:00.

KEK-u në këtë ndeshje hyn pas disfatës së pësuar nga Drita, teksa Llapi mposhti në ‘Zahir Pajaziti’ Ferizajn.

Llapjanët kanë bilanc fantastik ndaj “Elektricistëve” të cilët i kanë mposhtur në dy ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij edicioni. Llapi shihet si favorit i madh në letër, pasi i duhen pikë të plota për të mbetur në garë për titull, ndërsa KEK-u kërkon pikët e para në këtë edicion.

Pas 26 javëve Llapi numëron 54 pikë në vend të tretë, dy më pak se Prishtina që radhitet në pozitë të dytë e 5 më pak se lideri Feronikeli, kurse KEK-u gjendet në pozitën e parë nga fundi me vetëm një pikë./Llapi.info