Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të organizatës.

Kandidati për kryetar, Mentor Buzhala ka rekomanduar kolegët të marrin pjesë në votime. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thumbuar kundërkandidatin, kryetarin aktual, Xhemajl Rexha.

“Edhe pak minuta e fillon Kuvendi. Ftoj koleget qe te na bashkohen te gjithe. E sa i perket thashethemit per ceshtjen e korumit e dematoj fuqishem.

Kete mund ta vertetoni vete duke na u bashkuar te gjithe, ne menyre qe te kthejme Xhemen ne Interaktiv, aty edhe ku shkleqen”, ka shkruar ai.