Me 5 ndeshje nga fundi i Serie A, betejë e ashpër është duke u bërë për dy vende në Ligën e Kampionëve, ku po luftojnë tri skuadra.
Roma, Lazio dhe Interi, që deri në xhiron e 33 kanë grumbulluar nga 64, 64 e 63 pikë – janë duke luftuar për dy vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.
Tri skuadrat në fjalë kanë për t’i zhvilluar edhe nga pesë ndeshje deri në fund, ku kalendari nuk e favorizon asnjërën. Roma e Inter do të përballen me Juventusin, kurse Interi e Lazio do të përballen mes vetë në sfidën e fundit, sfidë kjo që mund të ketë vlerën e një titulli, për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League.
Pesë ndeshjet e Romës, Lazios e Interi:
Roma: Spal (A), Chievo (H), Cagliari (A), Juventus (H), Sassuolo (A)
Lazio: Sampdoria (H), Torino (A), Atalanta (H), Crotone (A), Inter (H)
Inter: Chievo (A), Juventus (H), Udinese (A), Sassuolo (H), Lazio (A)