Fituesi i gjysmëmaratonës “Prishtina 2018” është Abel Kibet Rop nga Kenia me numër 392.
Ai e ka përfunduar garën për 1 orë e 6 minuta e 2 sekonda, shkruan EO.
“Jam shumë i lumtur që fitova, edhe pse ishte nxehtë. Është hera e katërt që marrë pjesë në garë”, ka thënë Abel Kibet Rop.
Ndërsa, Christine Moraa Oigo poashtu nga Kenia është femra fituese e vendit të parë. Ajo tha se ndihej e lumtur që fitoi në këtë garë.
“Jam shumë e lumtur që fitova sot, është hera e parë që jam në Prishtinë, në Kosovë. Vitin tjetër shpresoj të vij përsëri”, është shprehur ajo.
Edhe dy vendet e tjera i fituan atletët ndërkombëtarë.