Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën, zyrtarët e qeverisë ende nuk i kanë marrë pagat me rritje. Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, i ftuar në emisionin “Frontal” në T7, thotë se ky vendim nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave.

” Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë Fatmir Gashi, për Frontal, transmeton Gazeta Express.

Javën që lamë pas Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Kryeministri Ramush Haradinaj vetëm disa muaj pas ardhjes në Qeveri vendosi që të rriten pagat deri në 100 për qind për kabinetin qeveritar.