Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi po kërkon nga prokuroria që të bëj hetime ndaj ministrit, Arben Vitia.
Sipas Gashit, këtë duhet ta bëj prokuroria me akuzën për mosfurnizim të qëllimshëm të vendit me vaksina.
Postimi i plotë i Arben Gashit:
Prokuroria e shtetit do të duhej të hetonte ministrin për mosfurnizim të qëllimshëm të vendit me vaksina, mbështetur në email-at e publikuar nga portali Insajderi.org.
Gjithsesi , sapo u konfirmua nga Prokuroria e Shtetit se kanë inicuar rast për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, duke u mbështetur në konferencën e Ministrit të Shëndetësisë ku u demantua lajmi për sigurim të vaksinave.
Duke qenë një lajm me rëndësi të posaçme, me qëllim informimin e publikut lidhur me çështje të një rëndësie jetike, media vetëm ka bërë punën e saj.
Tash janë dy çështje që Prokuroria duhet të sqaroj për organet e drejtësisë dhe qytetarët:
– A ka gënjyer Ministri i Shëndetësisë mbrëmë kur demantoi lajmin për sigurim të vaksinave – gjë që është dashtë të shoqërohet me padi për shpifje ndaj portalit në fjalë?;
– Apo lajmi i portalit Insajderi.org paska qenë në fakt i vërtetë dhe është cilësuar tashmë si zbulim i fshehtësisë zyrtare?