Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit ka kritikuar legjislaturën me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës.

“Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës. Është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e qeverisë… për keqardhje katër vite nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, janë katër vite të dështuara”, tha Gashi.